AktualitetTë fundit

Fëmijët në burg, xhaxhai hap dyert e mortit për të pritur ngushëllime për Pëllumb Metën, gruaja e tij shkon te

Teksa të tre fëmijët e tij kanë përfunduar pas hekurave pasi akuzohen për vrasjen e tij, vëllai i Pëllumb Metës ka hapur dyert e banesës për të pritur ngushëllime.

Meta u vra pas konflikteve të vazhdueshme u vra nga djali i tij i madh, Hyseni, me 4 plumba, dhe më pas vajza dhe djali tjetër e kanë ndihmuar që ta groposin në kasollen e banesës.

Ndërkohë, gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se gruaja e Pëllumb Metës, e cila po hetohet në gjendje të lirë, nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoni, ndërsa policia e ka dërguar te familjarët e saj në Laç. Sakaq, në ceremoni ka marrë pjesë vajza e madhe e familjes Meta, që ishte e martuar në Krujë.

Si fillim për krimin u dyshua e bija, Hygerta Meta, e cila mori dhe përsipër autorësinë e krimit, por hetimet treguan krejt të kundërtën.