A rrezikon Shqipëria rikthimin e vizave në Shengen për shkak të kampeve me refugjatë?
Me votat që PDIU i dhuroi këtë javë mazhorancës në Kuvend , përfundon kështu në planin legjislativ dhe juridik saga e marrëveshjes italo-shqiptare mbi refugjatët që mbërrijë nga Afrika . Pas nënshkrimit surprizë të kësaj marrëveshje në Romë nëntorin e kaluar midis Ramës dhe Melonit, pas arbitrazhit në favor të kësaj marrëveshje nga ana e Gykatës kushtetuese të Shqipërisë, dhe së fundmi pas dritës jeshile të Kuvendit të Shqipërisë, do të mund të fillojnë punimet për ndërtimin e kampeve në Shqipëri ku do të mbahen të izoluar mijëra klandestinë që i destinoheshin Italisë.
Është komentuar shumë mbi një sërë pasojash negative që do të ketë kjo marrëveshje mbi shqiptarët dhe Shqipërinë ku akumulimi i prurjeve nga Afrika mund të çojë brënda një dekade në qindra mijëra refugjatë që do të vënë këmbën në tokën shqiptare e cila vetë po humbet ndër vite me qindra mijëra autoktone.
Por pak ose aspak nuk është folur për një pasojë me ndikim të drejtpërdrejt në jetën e përditshme të shqiptarëve, rreziku i pezullimit të lëvizjes pa viza në BE që përbën një nga arritjet më të mëdha të këtyre tre dekadave tranzicion.
Alarmi që ngre ish-drejtuesi i FRONTEX, Agjencia europiane e mbrojtjes së kufijve të BE-së
Shqiptarët ndoshta nuk e njohin, por francezi Fabrice Leggeri, legjendë e Frontex , agjencia europiane e mbrojtjes së kufijve të BE-së të cilën ai e ka drejtuar 7 vite rresht deri me 2022, është një personazh shumë i njohur në korridoret e Komisionit Europian , të Parlamentit europian dhe të kancelerive europiane. Ai u dëbua nga posti (ose më mirë u detyrua të japë dorëheqjen) me akuzën e rëndë për akte që shkelin të drejtat e njeriut. Për hakmarrje, ky funksionar i lartë francez, shëmbëlltyrë e ekselencës shkolluar jo në një por në tre “Grande Ecole” (Science Po Paris, Normal Sup dhe ENA) vendosi këto ditë t’i bashkohet partisë së Le Pen-it dhe të përfaqësojë kështu ekstremin e djathtë francez në zgjedhjet e qershorit për në parlamentin europian. Si një personazh i dalë nga libri i “Konti i Montekristos” i Aleksandër Dumas, ish-shefi i Frontex do të kërkojë të hakmerret me kostumin e politikanit ndaj atyre që e poshtëruan si funksionar i lartë europian. Ata janë Ursula Von Der Layen bashkë me komisaren për çeshtjet e brendshme dhe emigracionin suedezja Ylva Johansson, eurodeputetë të gjelbërt dhe majtistë që « i bënë varrin » profesionalisht, pa harruar dhe lidershipin francez që e la në baltë sipas tij. Nëse zgjidhet si eurodeputet Fabrice Leggeri do të shndërrohet falë njohurive të jashtëzakonshme që ka në fushën e emigracionit ilegal , në një zëdhënës të të djathtave ekstreme europiane në parlamentin europian te cilat e akuzojnë Komisionin europian për një tolerancë kriminale ndaj cunamit emigracionist që po kërcënon BE-në. ËXshtë në këtë debat ideolologjik dhe parimor te papajtueshëm ku e ka dhe zanafillën largimi i Fabrice Leggeri nga drejtimi i Frontex agjencia më e madhe dhe më e fushishme europiane me një buxhet që po arrin një miliard euror. Kur Fabrice Leggeri mori drejtimin e kësaj agjencie më 2015, ai e kuptoi dhe e morri seriozisht misionin që i jepej si një investim masiv i BE-se ndaj emigracionit të paligjshëm. Ai vendosi anije kufitare në formë patrullash në kufijtë e ujrave territoriale europiane të Mesdheut si mburojë ndaj dyndjes se mjeteve lundruese me refugjatë nga Afrika. Frontex është i pranishëm dhe në Shqipëri. Fabrice Leggeri e morri me zell misionin e tij, por hasi përballë një lobing pro-emagracionist në gjirin vetë të Komisionit Europian dhe ne Parlamentin European që kishin një tjetër mision për Frontex. Vetë komisarja europiane për çeshtjet e emigracionit Ylva Johansson që përfaqëson tutelën de Frontex-it në Bruksel e shpreh publikisht se synili i saj ësgtë që në BE të hyjnë sa më shumë emigrantë. Kjo politikane e lartë suedeze, ka qenë në fillimet e karrierës së saj politike anëtare e partisë komuniste suedeze dhe më pas kaloi në rradhët e partisë socialiste që e bëri ministre të punës së Suedisë. Ja cfarë deklaronte para dy muajsh komisarja Ylva Johansson: “As që bëhet fjalë të ndalojmë emigracionin […], kjo nuk do të ndodhë kurrë. Nëse do të guxonim ta bënim do të ishte një katastrofë për Europën sepse varemi nga emigrantët.” Është kjo ideologji që ra ndesh me atë të drejtorit të Frontex, Fabrice Leggeri. Kur francezi kujtonte se kishte si mision ta bllokonte emigracionin ilegal në Mesdhe , urdhërat që i vinin nga Brukseli ishin ndryshe dhe se ai duhej jo t’i përzinte por t’i ndihmonte refugjatët e humbur në ujerat e Mesdheut t’i sillte shëndoshë e mirë në portet europiane ! Ja si e komentonte këtë situatë paradoksale vetë Fabrice Leggeri në momentin kur e detyruan të linte postin ùë 2022: “Gjatë dy viteve të fundit kam mundur të shoh se, në mënyrë diskrete por efikase nje ideologji e re po na pushton. Kjo narrativë përpiqet të tregojë se mandati thelbësor i Frontex është të transformohet në një lloj organi të të drejtave te njeriut që duhet të kontrollojë nëse shtetet anëtare respektojnë të drejtat e klandestinëve që mbërrijnë në kufijtë e tyre të jashtëm. Por ky nuk ka qenë kurrë misioni fillestar i Frontex”. Një bashkëpunëtor i tij shton në shtypin francez ( ne Figaro) se “presioni mbi Fabrice Leggeri nga eurodeputetë në parlamentin europian së bashku me OJQ pro-emigrantë që kanë influence madhore në Bruksel ka qenë tepër i fortë. Komisioni Evropian, i kryesuar nga Ursula von der Leyen vendosi të bëjë lojën e tyre”. Atëherë për ta hequr qafe Fabrice Leggerin pas 7 vjetësh shërbimesh në krye të Frontex, në lojë u fut OLAF instrumenti anti-korrupsion i BE-së. Francezi u akuzua në 2020 se në bashkëpunim me autoritetet greke kishte dhënë një urdhër ilegal që të kthehej mbrapsht drejt Turqisë një mjet lundrimi me rreth 30 emigrantë që kishte hyrë në ujërat territoriale të Greqisë. Për Komisionin europian ky akt i Frontex përbënte shkelje të rëndë të të drejtave themelore sepse në bazë të Konventës së Gjenevës për refugjatëtë këta duhen shpëtuar dhe jo dëbuar drejt vendeve ku rrezikojnë jetën. Olaf i gjeti po ashtu dhe “kleçka” të tjera ish- drejtorit të Frontex me akuza si ato që është sjellur keq me vartësit e tij duke u bërë presione apo duke i poshtëruar. Është ky kontekst i një presioni të jashtëzakonshëm i Komisionit europian kundra tij dhe nën heshtjen e Parisit, komenton shtypi francez, që e detyroi ish-drejtorin e Frontex të japë vetë dorëheqje para dy vjetësh. Ndaj sot Fabrice Leggeri angazhohet në politikë dhe zgjedh për këtë ektremin e djathtë që sipas tij mbron një ideologji të kundërt në raport me atë që diktuan nga Brukseli.
Partia e Le Pen-it, që pritet sipas të gjitha sondazheve t’i fitojeë gjerësisht zgjedhjet e qershorit për në parlamentin europian deklaroi këto dite se është krenare dhe e nderuar qe ish-drejtori i Frontex , Fabrice Leggeri, u bë anetar i saj . Kjo parti e ka vënë biles atë në treshen që kryeson listen elektorale për në parlamentin europian. Vetë ish-drejtori i Frontex bëri këtë deklaratë pas angazhimit në politikë : “ Bashkimi Evropian e sheh tani emigracionin e paligjshëm si një projekt dhe jo si një problem. Fatmirësisht , Bashkimi Nacional (ish-Fronti Nacional) është partia me këmbë në tokë që i thotë opinionit se ç’po ndodh me emigracionin klandestin dhe që do ta vërë në jetë programin e saj në këtë drejtim sepse ajo ka kapacitetin për të qeverisur Francën”. Jordan Bardela që drejton partinë e Le Pen-it deklaroi nga ana e tij : “Fabrice Leggeri është një pasuri e vërtetë për projektin tonë kundra emigracionit ilegal. Ai u largua nga Frontex sepse ky organizëm është shndërruar në një agjenci udhëtimesh që transporton klandestinë në vend që të ishte një instrument per t’i shërbyer mbrojtjes së kufijve tanë europianë”. Duke parë se shtete të BE-së si Italia do të përpiqen gjithnjë e më shumë t’i vendosin klandestinët në vende të treta në kufij me BE-në, Fabrice Leggeri propozon që lëvizja e lirë në zonën Shengen të jetë vetëm për shtetasit e Bashkimit Europian. Me gjasën se ekstremi i djathtë europian parashikohet të bëhet grupi i dytë më i rëndësishëm në Parlamentin europian pas zgjedhjve të qershorit një masë e tillë mund të zbatohet, gjë që do të ishte katastrofike për shqiptarët. Fabrice Leggeri shpjegon për shtypin francez se me përvojen e tij në krye të Frontex ai ka kuptuar se dëbimet e klandestinëve nga territori i BE-së nuk varen nga shtetet anëtare, por nga vullneti i mirë i vendeve nga ku vijnë këta klandestinë, sepse sipas ligjeve ndërkombëtare këtyre u nevojitet një dokument leje kthimi që lëshohet nga vendi amë. Prandaj sipas tij, duhet me të çdo kusht që mos të lejohen klandestinë të hyjnë në territorin e BE-së se kur hyjnë nuk dëbohen dot më. Nëse këta klandestinë arrijnë të vendosen në një vend në kufi me BE-në siç është Ballkani perëndimor atëherë këtij vendi të tretë t’i hiqet mundësia që shtetasit e tij të udhëtojnë pa viza në hapësirën Shengen sepse rreziku është që të përfitojnë dhe klandestinët nëse këta arrijnë të pajisen me dokumenta lokale. A nuk është ky skenari që e pret Shqipërinë? Refugjatët që do të mbërrijnë në Shqipëri dhe që nuk do të marrin azil italian , siç u pa dhe më sipër ata s’mund të dëbohen mbrapsht në vendin amë. Ata do të ngulen në Shqipëri ku po të marrin dokumenta shqiptare do të mund të hyjnë pa vizë ne BE. Këto dokumenta do të mund të merren siç veprohet rendomtazi me korrupsion të autoriteteve lokale, ose me martesa fallso kundrejt parave. Ose ata do të zgjedhin të shkojnë të pajisen me dokumenta në një vend tjetër te Ballkanit perëndimor si Mal i Zi , Serbi, Maqedoni e Veriut, Kosovë që po ashtu udhëtojnë pa viza në BE. Ja sesi marrëveshja Rama-Meloni mund të çojë në pasoja krejt të papritura. Alarmi i ish-drejtorit të Frontex që po vihet në shërbim te ekstremit të djathtë dhe të politikave më represive anti-klandestinë duhet të merret seriozisht. Shqiptarët nuk ka pse të bëhen viktima kolaterale. Nuk qe Edi Rama që e futi Shqipërinë në hapësirën Shengen të udhëtimit pa viza. Do të ishte e pafalshme që ai ta shkatërronte këtë arritje me një marrëveshje si kjo me Italinë që vetëm andralla mund t’u sjellë shqiptarëve./BW
Fraksion.com