Zbriti nga motori dhe i hodhi makinës shishe me molotov, dëshmia e pronarit të ‘Audi’-it
Një shpërthim ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit.
Si pasoje e shpërthimit të forte, automjete është dëmtuar pothuajse plotësisht.
Nërkohë zbardhen të tjera detaje rreth ngjarjes ku makina ka shpërthyer në flakë.
Nga kamerat e sigurisë vihet re një person që ka ardhur në vendin e ngjarjes me motor dhe ka hedhur një shishe me benzinë molotov dhe ka ndodhur shpërthimi. Po ashtu mësohet se Bledar Freskina, pronar i “Audi”-it, rezulton të ketë në pronësi dhe një lokal në Shkodër.
Pronari i automjetit ka deklaruar për policinë se nuk e ka idenë se kush janë autorët e vendosjes se molotovit, ndërsa është shprehur se ka patur disa debate të vogla me disa persona të ndryshëm, por nuk ka dhënë emra konkret duke thënë se nuk ka dyshime.
Shkodër/Informacion shtesë
Nga këqyrja e kamerave dhe veprimet e tjera hetimore në vendngjarje, rezultoi se në automjet nuk është hedhur lënde plasëse, por është hedhur lëndë djegëse.
Vijojnë hetimet për të identifikuar autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.
Fraksion.com