Zbardhet dëshmia e gruas së Pëllumb Metës: Çdo gjë që thoshte ai bëhej, ndryshe të dhunonte
Është zbardhur dëshmia e gruas së Pëllumb Metës, 50-vjeçari i cili u vra nga vajza e tij dhe u varros në oborrin e shtëpisë, pasi sipas saj do ta detyronte të fejohej me dikë që se donte.
Gruaja ka deklaruar në polici se çdo gjë që ai thoshte bëhej se përndryshe bëhej i dhunshëm.
‘Kemi 30 vite të martuar. Kemi 4 fëmijë. Burri ka qene autoritar gjithmonë. Çdo gjë që ai thoshte, bëhej, se përndryshe behej i dhunshëm.’- ka deklaruar ajo.
Nërsa në dëshminë e saj 19 vjeçarja e arrestuar pasi ka pranuar se ka vrarë të atin ka thënë:
“Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dike që nuk ishte në nivelin tim. Me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja dhe e vrava” mësohet të ketë thënë Hygerta Meta në polici.
Fraksion.com