Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, Balla: Do e diskutoj me drejtorinë e policisë Korçë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur në lidhje me shembjen e aksit Korçë-Ersekë. Gjatë fjalës së tij Balla tha se për këtë çështje do të diskutohet gjatë mbledhjes së sotme që do të ketë në Kolonjë për analizën vjetore të dy qarqeve DVP Korçë e Gjirokastër dhe dy drejtorive të kufirit.
Pyetje: Përsa i përket udhëtimit, ju do të shkoni direkt në Ersekë, pasi keni analizën. A mendoni se duhet të kishin filluar hetimet për sa i përket segmentit të ri, i cili ka pësuar shembje?
Ministri Balla: Patjetër, edhe për këtë çështje do të diskutojmë gjatë mbledhjes që kemi.
Fraksion.com