AktualitetTë fundit

“Nuk e bëri vajza”, kronologjia: Policia zbardh të vërtetën e vrasjes të kryefamiljarit në Durrës

Dy vëllezër me motra e tyre, janë arrestuar nga policia në Shën Vlash të Durrësit pasi akuzohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë babain e tyre 50-vjecarin Pëllumb Meta dhe me pas e kanë groposur trupin viktimës në kasollen e lopëve në oborrin e shtëpisë, duke e fshehur krimin së paku për 10 ditë.

Hetimet nisën më 13 shkurt, pasi familja në përpjekje për të mbuluar vrasjen, kishte bërë denoncim në polici se 50-vjeçari Pëllumb Meta kishte 3 ditë që kishte humbur kontaktet.

Për Policinë, deklarata e familjarëve nuk ishin të sinqerta kështu nga verifikimet dhe veprimet hetimore të imtësishme, policia ka arritur të zbulojë të mbështjellë më palsmas trupin e pajetë të 50-vjeçarit, të varrosur në kasollen e lopëve brenda oborrit të shtëpisë së familjes Meta.

Vrasja është marrë përsipër fillimisht nga e bija e viktimës, 19-vjeçarja Hygerta Meta, por nga hetimet e policisë është zbuluar se në krim janë përfshirë edhe dy vëllezërit e saj, njëri prej të cilëve 25-vjecari Hysen Meta akuzohet se ka shkrepur pistoletën, kurse 21-vjecari Amarildo Meta akuzohet për fshehje të krimit. Nën akuzë për fshehje krimi është dhe bashkëshortja e viktimës. Policia ka përcaktuar dhe rolin e gjithë secilit në vrasje.

Në deklaratat e para, 19-vjeçarja ka treguar para policisë se motivi i vrasjes, ishte se babai po e detyronte te fejohej pa dëshirën e saj si dhe presionet e vazhdueshme qe ai bënte ndaj te gjithë anëtarëve të familjes.

Por, për policinë vrasja ka në qendër konfliktet e vazhdueshme brenda familjes. Ekspertët e kriminalistikës kanë kaluar në sitë vendin e krimit, ku brenda banesës kanë gjetur një predhë fisheku të armës së vrasjes pistoletë model 54, ndërsa nga kërkimet me dedektorë kjo armë është gjetur në një moçal pranë shtëpisë, ndryshe nga sa kishte deklaruar vajza, e cila tha se pistoletën e kishte hedhur ne det.

Po ashtu, gjurmë të gishtave të njërit prej vëllezërve janë gjetur në një prej plasmasëve me të cilët ishte mbështjellë trupi i viktimës. Mbi të arrestuarit rëndon akuza e vrasjes për shkak te marrëdhënieve familjare..

 

Fraksion.com