AktualitetEkonomiTë fundit

Leku humb terren ndaj valutave

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku u nënçmua në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.35 lekë dhe këmbehet me 95.91 lekë, ndërsa euroja fitoi terren me 0.03 lekë dhe këmbehet me 103.78 lekë.

Paundi britanik këmbehet me 121.44 lekë, ose 0.19 lekë më shumë se ditën e enjte.

Ndërsa franga zvicerane krahasuar me një ditë më parë, zbriti në kuotën 108.86 lekë, duke shënuar një rënie me 0.07 lekë.

Fraksion.com