AktualitetTë fundit

E gjithë familja e dyshuar! Horrori në Shanavlash, vajza: Armën e hodha në det. Babai na nxiu jetën si familje,

E gjithë familja Meta është e dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta. Kështu deklaroi policia për gazetaren Klodjana Haxhiaj, e cila ka dyshime se Hygerta Meta nuk veproi e vetme.

Haxhiaj tha për BalkanWeb se vajza është kthyer në skenën e krimit, ndërsa ka rrëfyer se ka qenë ajo që vrau babain e saj. Pa asnjë shenjë pendese, 19-vjeçarja deklaroi se nuk pendohej që kishte vrarë babain pasi ai ia kishte nxirë jetën të gjithë familjes. Mësohet se Pëllumb Meta është vrarë me 4 plumba.

“E vrava vet se na nxiu jetën si familje dhe nuk jam penduar. Armen e krimit e hodha në det.”, mësohet të jetë shprehur ajo. Sakaq, pak metra më tutje, te Kthesa e Fllakës, është gjetur makina e autorit, që dyshohet se është transportuar nga djali i madh i tij, Hyseni. Kjo rrit edhe më tej dyshimet e policisë, se për ngjarjen ka pasur bashkëpunëtorë. Sakaq, makina po i nënshtrohet ekspertizës për gjetjen e gjurmëve të tjera. Ndërkohë, vajza nuk ka pranuar që të ketë pasur bashkëpunëtorë.

Por vrasjen e ka kryer ajo sepse i janë gjetur faktor plotësues në duar. Ndërsa pjestarëve të tjerë të familjes jo, çka nënkupton se qitjen e ka bërë vajza. Në trupin e viktimës janë gjetur 4 plumba dhe vetë autorja thotë se e ka qëlluar 4 herë.

Gjatë dëshmisë ajo tha se e ka kryer me gjakftohtësi krimin, pas një urrejtje të mbledhur prej kohësh.

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë.

Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive.

Pas krimit e kam mbështjellë me një çarcaf pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit”, tha ajo.

 

Fraksion.com