AktualitetTë fundit

Varet nëna e një 9-vjeçari në Delvinë

Rritet në mënyrë të frikshme numri i vetëvrasjeve në Shqipëri! Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak momente më parë në Delvinë, ku një grua 30-vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur.

Bëhet fjalë për Teuta Kondin, nënë e një fëmije 9-vjeçar. Ajo është gjetur e varur nga vëllai i saj teksa bashkëshorti nuk ndodhej në shtëpi.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e ngjarjes.

Fraksion.com