Mes zhurmës së bilbilave, mbyllet seanca pas rreth 8 minutash, Nikolla-Bardhit: Ju dhe shokët tuaj…
Mes zhurmës së babilave dhe përplasjeve verbale ka nisur seanca e sotme plenare. Ndërsa Nikolla ka njoftuar se PS është tërhequr nga miratimi i amnistisë penale dhe ka vijuar me rendin e ditës, kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka bllokuar foltoren, ndërsa ka replikuar në distancë më kryetaren e Kuvendit.
“Ju dhe shokët tuaj erdhët dhe zaptuat Byronë e Kuvendit. Në respekt të zonjave ne lamë mbledhjen e Byrosë, por ishit ju që e refuzuat”, ka deklaruar Nikolla duke iu drejtuar Gazment Bardhit.
Ndërkohë pasi u miratua marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët dhe ligji për ndryshimet në zonat e mbriotjura, Nikolla ka mbyllur seancë, e cila zgjati rreth 8 minuta.