Kalimi i ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura, Tabaku: Qeveria nuk njeh limite, janë 14 vendime për investime strategjike
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka folur për mediat pas mbylljes së seancës në kohë rekord, ku u votuan ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura.
Ajo u shpreh se qeveria me miratimin e këtyre ndryshimeve, tregon se nuk njeh limite, dhe se sipas saj u hap rrugën 14 investimeve strategjike brenda zonave të mbrojtura.
“Nëse flasim për parlamentin e kapur dhe shkeljen e procedurës, ky është shembulli më i mirë. Kam kohë që përpiqem që betejën ta bëjmë në institucione, por në kushte kur dhe deputetë të PS, vota e tyre nuk ka vlerë…. me këtë ligj qeveria tregoi se nuk njeh asnjë limit dhe votuan një ligj që janë 14 vendime për investime strategjike brenda zonave të mbrojtura”, tha ajo.
Fraksion.com