Fatos Lubonja: Shoqëria civile nuk pipëtin më për asgjë
Duke komentuar protestën e opozitës, analisti Fatos Lubonja tha në “Open” në News 24, se priste shumë më pak njerëz. Sipas tij, tani është shuar edhe shoqëria civile.
“E shoh që është në shuarje rezistenca dhe kjo më dha ngrohtësi sepse mendoja se do të kishte shumë pak njerëzish. Po të dilnin një numër sinjifikant njerëzisht do thoshim se këtu mbaroi historia. Fjalimi i Berishës pa dyshim i gjatë.
Ata janë bashkuar dy grupe. Mendimi im është që qasja e Gazment Bardhit, që është më mendje hapur duhet të ftonte edhe ata të tjerët. Këtu është edhe shoqëria civile.
Dikur protestonin se donte të bënte një park Erion Veliaj. U bë nami dhe tërhoqën zvarrë njërin aty. Te Garda u rrafshua, po ndërtohen pallate dhe nuk pipëtin njeri. Këtu shoqërinë civile e vrau ky. Edhe kur thoshte ku e ka varrin t’i çoj një lule”, tha Lubonja.
Fraksion.com