AktualitetPolitikëTë fundit

Çuçi: Pse PS tërheq nga seanca e sotme votimin e pr/ligjit për amnistinë

Partia Socialiste ka vendosur të tërheqë nga votimi projektligjin për amnistinë penale, i cili ishte parashikuar të votohej këtë të enjten në Kuvend.

Projektligji në fjalë kërkon 84 vota për t’u miratuar, por Partia Demokratike kishte  deklaruar se nuk do ta votojë, kësisoj mazhoranca do të presë një moment tjetër për ta kaluar për votim.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi konfirmoi sot më herët për atsh tërheqjen e këtij projektligji nga votimi në seancën e sotme plenare.

Edhe pse të hënën dukej se palët e kishin gjetur dakordësinë për votimin e këtij pr/ligji, një amendament i propozuar në komisionin e Ligjeve, ka sjellë mosdakordësinë e opozitës për votimin e këtij draftligji. Nga amnistia penale përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove.

 

Fraksion.com