AktualitetTë fundit

Autori kërcënoi me pistoletë lodër, dhe vodhi pikën e këmbimit valutor

Një pikë e këmbimit valutor është grabitur mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Ngjara ka ndodhur rreth orës 20:10, ku autori ende i paidentifikuar, ka vjedhur një shumë parash nën kërcënimin e një arme  lodër.

Policia thotë se autori ishte i maskuar dhe i veshur me bluzë te kuqe.

Pas grabitjes së parave, ai është larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia është vënë ne ndjekje të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Fraksion. com