Shenjat e horoskopit që shpërfillin “flamujt e kuq” në marrëdhënien e tyre
LUANI
Gabimi që bën Luani kur bie në dashuri është se ai ka një besim të thellë në vetvete se mund të ndryshojë partnerin/en e tij. Por njerëzit nuk ndryshojnë. Karakteri i tyre, pikëpamjet e tyre dhe qëndrimi i tyre ndaj jetës nuk ndryshon. Luani sheh disa flamuj të kuq por i injoron ato.
GAFORRJA
Gaforrja nëse bie në dashuri dhe beson tek partneri/ja e saj i jep gjithçka. Ajo nuk sheh asgjë dhe jeton në botën e saj të ëndrrave. Gaforrja është aq e dhënë kur dashuron, saqë me të vërtetë nuk sheh asnjë flamur të kuq, si rrjedhojë shpesh lëndohet nga marrëdhëniet toksike.
PESHORJA
Nëse ka një fjalë që i përshtatet në mënyrë të përkryer Peshores, është kompromisi. Në fillim të një lidhjeje, ajo i toleron gjërat, refuzon të shohë gabimet tek partneri/ja dhe ka besim të plotë. Megjithatë në një moment apo tjetrin ajo do të shohë gjithçka dhe flamujt e kuq do të fillojnë ta shqetësojnë. Pikërisht atëherë nisin grindjet me partnerin dhe lidhja bëhet toksike dhe duhet të përfundojë menjëherë.
PESHQIT
Peshqit jetojnë për përrallën. Kur bie në dashuri, ata shohin gjithçka rozë. Gjithçka është perfekte për ta, fluturojnë mbi re dhe injorojnë çdo flamur të kuq që ekziston në marrëdhënien e tyre. Është një shenjë shumë romantike, e butë dhe bën gjithçka për ta parë të lumtur partnerin.
Fraksion.com