AktualitetPolitikëTë fundit

Rama mbledh online Asamblenë e PS

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të mbledhë sot anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Mësohet se Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mbahet online në orën 17:30 minuta.

Rama do të jetë në seli bashkë me drejtuesit politikë të qarqeve.

Mbledhja do përqendrohet tek organizimi i brendshëm i PS për riorganizimin partiak në bazë.

“Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se me datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line”, thuhet në njoftimin e ndarë nga sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.

 

Fraksion.com