AktualitetPolitikëTë fundit

Nallbati publikon amendamentin: S’kemi bërë asnjë propozim për lirimin e të dënuarve nga GJKKO e ka bërë Plarent Ndreca

Deputeti i PD Bledion Nallbati ka reaguar në lidhje me projektligjin për Amnistinë Penale, në lidhje me amendamentin e propozuar prej tyre. Teksa ka publikuar amendamentin e propozuar prej tij, Bledion Nallbati thotë se PS ka dezinformuar pasi nuk ka propozuar asnjë amendament që synon apo parashikon faljen e zyrtarëve të korruptuar që janë dënuar nga GJKKO.

Sipas Nallbatit, propozimi është bërë me propozim të relatorit të PS-së Plarent Ndreca.

‘Në projektligjin për Aministinë, ndryshe nga sa ka dezinformuar Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, nuk kam propozuar asnjë amendament që synon apo parashikon faljen e zyrtarëve të korruptuar, që janë dënuar apo gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Amendamenti që kam dorëzuar synon në thelb garantimin e barazisë midis të dënuarve meshkuj dhe femra, apo kategorisë së veprave penale, duke rritur masën përfituese për të dënuarit meshkuj nga 3 vjet në 4 vjet.

Amendamenti që përflitet për shfuqizimin e pikës 2 të nenit 5 është një propozim apo ndryshim i bërë nga relatori i PS z. Plarent Ndreca. Asnjë deputet i Grupit Parlamentar të PD nuk ka votuar pro projektligjit në Komisionin e Ligjeve.

Çdo mekanizëm, çdo keqinformim apo keqpërdorim, çdo tentativë e mazhorancës duke dezinformuar edhe median është e papranueshme dhe nxjerr në pah se amnistia e propozuar prej tyre nuk ka qellim të përfshijë shtresat që kanë nevojë por synon të përdoret si mburojë për zyrtarët e korruptuar. Në funksion të transparencës bashkëlidhur i plotë amendamenti i dorëzuar nga ana ime zyrtarisht.’- tha Nallbati.

Fraksion.com