Denion Meidani emërohet ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut
Presidenti i Bajram Begaj ka dekretuar sot emërimin e Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, si ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.
Mediani në kohën që ishte kandidat për ambasador garantoi angazhim të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve, vëmendjen për ligjin e gjuhës shqipe, marrëveshjes se Ohrit si dhe nxitjen e investimeve të drejtpërdrejta.
Ndërkohë është liruar nga detyra ambasadori paraardhës Fatos Reka.
Dy vendimet hyjnë në fuqi menjëherë.
Fraksion.com