Debat i fortë mes Dudushit dhe Boçit: Ke 30 vite që shan Berishën, nuk deklaron të ardhurat
Ka agravuar në debat të ashpër diskutimi në Top Story mes gazetarit Alban Dudushi dhe nënkryetarit të Rithemelimit Luçiano Boçi, për protestën e mbajtur dje para Kryeministrisë.
Teksa Boçi po fliste për programin e Berishës, Dudushi tha se ai program është që në vitin 2005, që shkaktoi debat në studio.
Boçi: Pyetja do jetë programi, si do vazhdojmë pjesën tjetër se protesta ndodhi.
Dudushi: Programe bëjmë sa të duash…
Boçi: Të lutem mbyllja gojën atij të flas unë.. të mbylli gojën për respekt
Dudushi: Ça është kjo mbylle gojën o Luciano
Boçi: A ke respekt për bashkëbiseduesin, se ka ca rregulla
Dudushi: E tha doktori dje programin tuaj e ka që në 2005 atë
Boçi: Ti këtë punë ke. Ke 30 vite që shan Berishën, vjen këtu punë të zezë e ke se nuk deklaron as të ardhurat asgjë
Dudushi: Ça ke bërë 30 vite ti
Boçi: Jam pedagog prej 35 vitesh, tani jam në angazhim publik.
Fraksion.com