AktualitetNATO/BETë fundit

BE-ja aprovon pakon e 13-të me sanksione kundër Rusisë

Bashkimi Evropian  ka miratuar të mërkurën pakon e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi presidenca belge në rrjetin social X.

“Ambasadorët e BE-së sapo u pajtuan në parim për pakon e 13-të të sanksioneve në kornizën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha presidenca belge.

Kjo është njëra prej pakove “më të gjera” të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, sipas saj.

Gati 200 subjekte dhe individë janë futur në listën e sanksioneve me pakon e re.

Pakoja do të aprovohet formalisht në kohë për përvjetorin e dytë të fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt.

 

Fraksion.com