“Ai luajti me të”, Meri Shehu komenton raportin e Ilnisës me Meritonin
E ftuar sot në emisionin “Wake Up” ishte astrologia dhe ish-banorja e “BBV3”, Meri Shehu. Meri foli më shumë për ndjesitë dhe eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo nuk la pa komentuar edhe nominimin e djeshëm që bëri Sara, raportin e Romeos me Heidin dhe lojën e mikes së saj Ilnisës.
Kë sheh më të rrezikuar për të lënë shtëpinë mes djemve?
“Donte të kishte mbështetje femërore sepse është në një pozicion delikat. Është një fat që është aty pas daljes së saj nga publiku. Sara ka studiuar shumë tipe meshkujsh, është mirë në punën e saj. Mendoj se Gazi nuk ka çfarë jep më shumë, është një mburojë e Dedës, janë ushtarë të njëri-tjetrit. Jam midis Gazit dhe Fatjonit. Fajtoni ka rënë pre e Vesës, e kuptova që meshkujt që binin pre e rutinës femerore nuk do të shkonin aty ku duhej. E prisja më të lartë fokusin e inteligjencës tek meshkujt.
Raporti Romeo-Heidi parë nga sytë e Merit?
“Nuk më pëlqejnë fare, nuk më duken çift. Duket sikur Heidi mezi e priti këtë rast. Romeo lozte me të gjitha më sy. Unë e ula në tavolinë dhe i sugjerova Heidin. Ajo po e shfrytëzon për lojë sepse e tha që ka jetën e saj në Itali. Nuk është tipi i Romeos, vetëm edhe nëse Romeo bën si Bardhi, nuk e di me këta meshkuj çfarë po ndodh.(qesh)
Si po i duket Merit loja e mikes së saj Ilnisës?
“Ka ndryshuar që pas daljes time. Nuk isha dakord me lidhjen me Meritonin sepse ai është tip ‘play boy’ dhe në fillim kisha idenë që do lidhej me çdo femër, nuk ishte fitore të lidheshe me Meritonin. E pashë si gabim. Ai luajti me Ilnisën dhe përdori lojën e Ilnisës për lojën e tij. Ilnisa dogji kartën e provokimit dhe kartën personale. Ilnisën e mbështeta vetëm sepse e konsiderova shoqe, mendoj që i mungoj sepse përqafimi në darkë të duhet. Kam frikë se si do ta vazhdojë lojën.
Fraksion.com