Life StyleTë fundit

“Turp që je prind”, Ledjona fyen Meritonin pasi i përmendi emrin e vajzës

Ledjona dhe Meritoni janë përfshirë në debate gjatë këtyre ditëve, pasi Meritoni shkoi pranë saj duke e quajtur Mickey Mouse. Ajo i kërkoi atij që të mos ja përmendë më këtë epitet, pasi edhe vajta e saj quhet Miki, por ai ka vazhduar përsëri. Në Prime-n e sotëm Ledjona rrëfen se sa u prek nga ngjarja duke akuzuar Meritonin se po ja bënte me qëllim:

Ledjona: Ti e fute fëmijën.

Meritoni: Ti njihesh për viktimizim.

Ledjona: Ti nuk lëndohesh nëse ta përdorin fëmijën? Bashkëshortja që ke në krah e di si quhet vajza ime. Si të debatoja unë me ty kur ti gjithë kohës më thërrisje emrin e vajzës?

Erjola: Poshtërsia më e madhe e tij është që thotë se nuk ia ka thënë Ledjona që vajza ka atë emër dhe ja ku doli.

Ledjona: Kurrë nuk ta kam përfshirë fëmijën. Është turp për ty që je prind vetë që e sjell situatën këtu.

Arbër: Unë akoma habitem si nuk tërhiqesh nga fjalët e tua. Unë e kuptoj që mund të kesh lajthitur nga nominimi. Është shumë gjest i ulët ai që bëre. Ju vure nga mbrapa duke i thënë emrin e një personazhi vizatimor që lidhet me emrin e fëmijës së saj.

Ndërsa Ledioni i thotë Ilnisës se e dinte emrin e vajzës së Ledjonës, pasi ai e ka përmendur në Prime-n kur Ledjonës dhe Ilnisës i është dhënë mundësia e telefonatës. Ilnisa nga ana tjetër i thotë se nuk e ka ditur emrin e vajzës së saj.

Ilnisa: Me shumë keqardhje e them që nuk e mbaj mend emrin e vajzës së Ledionës.

 

Fraksion.com