Protestuesit hodhën gurë dhe shashka në drejtim të Kryeministrisë! Policia shoqëron disa prej tyre
Policia ka shoqëruar disa nga protestuesit të cilët shkaktuan incidente gjatë tubimit të opozitës të mbajtur këtë pasdite para Kryeministrisë.
Ende nuk duhet numri i të arrestuarve, ndërsa sikurse duket në fotot e mëposhtëme, ata kanë hedhur lëndë të rrezikshme në drejtim të godinës. Disa prej tyre kanë përdorur molotovë, shashka, dhe gurë.
Madje ata arritën të rrëzonin edhe gardhin metalik ndarës të policisë, duke iu afruar kordonit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa aktualisht protestuesit janë shpërndarë.
Fraksion.com