Protestë në Tiranë, Rama nënshkruan marrëveshje me Erdogan në Turqi
Teksa në Tiranë opozita është duke zhvilluar protestën e paralajmëruar prej ditësh, kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi ku është takuar me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Gjatë vizitës në Ankara, kryeministri Rama ka firmosur së bashku me Erdogan, marrëveshje dhe memorandume në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Marrëveshjet dhe memorandumet e firmosura:
-Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit.
-Marrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.
-Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
-Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medias dhe Komunikimit për komunikimin dhe informimin publik.
-Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar.
Fraksion.com