AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta e opozitës: Efektivët vendosen përpara Kryeministrisë

Kur pritet që të nisë protesta e opozitës së vendit, policia ka nisur të organizohet për këtë demonstratë.

Efektivë të shumtë po vendosen në rresht përpara godinës së Kryeministrisë.

Është vënë re një prani e shtuar e efektivëve pranë Kryeministrisë dhe përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Nga opozita është lajmëruar një protestë paqësore. 20 shkurti u zgjodh si ditë proteste nga PD-ja e bashkuar, për shkak se në këtë datë u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha

Fraksion.com