Partnerja e Albi Nakos vjen në “BBV3” për t’i kërkuar të dalë nga shtëpia
Partneria e Albi Nakos, balerina Doris ka ardhur në “BBV3” për t’i kërkuar atij të largohet nga shtëpia. Ajo thotë se Albi nuk është vetvetja aty, prandaj nuk është aktiv në lojë. Sipas Doris, Albi duhet të japë maksimumin në lojë ose të largohet nga formati.
Doris: Nuk e ka gjetur edhe aq vetveten, nuk është përshtatur edhe aq do të thoja. Nuk ndjehet rehat me banorët e tjerë. Unë e njoh Albin si personazhin që bën shumë batuta, unë e mbaj barkun me dorë.
Ledion: Çfarë do t’i thuash Albit?
Doris: Që më ka marrë malli shumë, e dua shumë, por të jetë pak më aktiv në lojën e tij. Për të bërë atë që ai më ka treguar mua para se të futet, më ka thënë do bëjë këtë, do bëjë atë, shumë gjëra…
Ledioni: Pra do t’i thuash Albit që nëse do të qëndrojë në shtëpi, të mos jetë ky që është deri më tani?
Doris: Të tregojë më shumë nga vetja e tij, ka shumë gjëra për të treguar. Këtë duam të shohim të gjithë familjarët e Albit.
Fraksion.com