Opozita gati për protestën, policia i jep 4 orë leje për zhvillimin e saj
Gjithçka është thuajse gati për nisjen e protestës së opozitës, e cila është parashikuar të nisë rreth orës 17: 30 para Kryeministrisë. Kjo protestë zhvillohet në rastin e 33-vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Ndërsa mësohet se opozita ka marrë leje në polici për 4 orë për këtë protestë dhe mund të zgjasë deri në orën 21:30.
Deputetët e PD-së do të dalin nga selia blu dhe do të nisen drejt Kryeministrisë për t’u bashkuar me demokratët e tjerë që do të jenë mbledhur në shesh.
Nga ana tjetër, pritet që ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, do të japë një mesazh përmes një video për protestuesit në shesh.