AktualitetPolitikëTë fundit

“Basha nuk ngre më kokë në PD”, Trako:Blinken i dha shuplakën e pestë

Edmond Trako një nga themeluesit e PD-së i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV u shpreh se ndërkombëtarët i kanë hequr katër viza të kuqe Lulzim Bashës. Dhe fakti që Blinken nuk e takoi kur erdhi në Tiranë është si rezultat i tyre. Trako tha se amerikanët kanë hapur një minidosje edhe ndaj Bashës, ashtu si për Berishën.

“Unë nga goja e tyre kam dëgjuar që i kanë hequr katër viza të kuqe Lulzim Bashës. Mos kujtojë asnjë demokrat se ai do të ngrejë kokë dhe do të drejtojë PD-në. Cilat janë katër vizat?
-Brenda çadrës ai deklaroi se Reforma në Drejtësi është reformë sorosiane.
-Më pas shkon në SHQUP, Victoria Nuland, ndihmëssekretarja e shtetit për Çështjet Europiane dhe Euro-Aziatike, prezanton draftin hibrid të reformës dhe e hodhën poshtë.
-Pastaj shkon Palmer dhe thotë: Mos dilni nga Parlamenti. Jo, jo do të dalim tha Basha dhe dolën.
-Më pas zgjedhjet lokale dhe reforma territoriale. Kjo është dhe viza e katërt e kuqe nga ndërkombëtarët. Prandaj nuk ngre kokë ai. Dhe ajo shuplaka e Blinkenit ishte rezultat i këtyre të katërtave. Dhe e pesta si suplement, ashtu si baba i tij shpirtëror edhe Basha e ka një minidosje të ngritur nga ata. Ajo dosje fillon që nga Kosova dhe vazhdon 21 Janar, Rruga e Kombit.”, tha zoti Trako në DritareTV.

 

Fraksion.com