AktualitetPolitikëSport

Protesta/ “Qytetarët vendosin se ç’do të ndodhë nesër”, Bardhi: Figurat kryesore të PD do jenë në krye të përballjes nëse

Ditën e nesërme do të mbahet në Tiranë një protestë e thirrur nga Partia Demokratike, pjesë e së cilës nuk do të jetë fizikisht ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, megjithatë pritet që ai të ndajë virtualisht një mesazh me protestuesit.

Ndërkohë, kreu i grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka deklaruar se pavarësisht se protesta është thirrur nga PD, ajo është një protestë e qytetarëve.

I ftuar në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, ai u shpreh se organizatorët e kanë një skenarë mbi atë që do të ndodhë nesër, por sipas tij do të jenë qytetarët ata që do të vendosin se ç’do të ndodhë nesër dhe sa do të zgjasë tubimi.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Bardhi: Protesta është thirrur nga PD dhe opozita e bashkuar, por është një protestë e qytetarëve të cilët kanë mijëra arsye për të protestuar kundër Ramës. Do të jenë ata që do të vendosin çdo ndodhë dhe sa do të zgjasë protesta.
Mos prisni të zbuloj sot skenarin sepse reagimi i qytetarëve nuk kontrollohet me skenarë. Ka një skenar por do të ndiqni gjithçka nesër.
Pres nesër që çdo qytetar që ka mundësi të jetë në shesh, do jetë aty.

Opozita është e bashkuar, protesta nuk ka lidhje me bashkimin. Javën që lamë pas kishte akt të bashkimit në një fron të përbashkët të opozitës.

Sulo: Protesta është e PD sepse PD është organizatore.

Bardhi: Nuk është një protestë për PD

Sulo: Mbase qytetarët duan të ushtrojnë dhunë. Çdo bëni ju? Ju jeni organizatorët

Bardhi: Figurat kryesore të PD do jenë në krye të përballjes. Qytetarët janë të lirë të shprehin reagimet e tyre.

Kikia: Protestat nuk kanë degraduar në dhunë nëse nuk janë programuar dhe planifikuar të tilla. Në ato pak protesta të dhunshme që mbajmë mend janë planifikuar të tilla nga organizatorët.


Fraksion.com