Life StyleTë fundit

Kush tha që nuk njihen? Julin dhe Riken i kemi parë në këtë emision

Ndonëse shumë prej banorëve me hyrjen në shtëpinë më të famshme të ‘Big Brother Vip’ kanë deklaruar se nuk e njohin njëri-tjetrin, rrjeti ka zbuluar të kundërtën.

Kuriozët kanë hapur arkivat dhe kanë zbuluar se në fakt dy prej tyre, Rikja dhe Juli njihen nga jashtë dhe madje kanë luajtur në një skeç në emisionin satiristik ‘2xL’ para shumë vitesh.

Të dy personazhet duket se ruajnë një miqësi shumë të mirë edhe brenda shtëpisë, përjashtuar disa rasteve kur janë përfshirë në diskutime dhe debate të cilat në fund janë mbyllur me sqarime.

 

Fraksion.com