AktualitetRajoniTë fundit

I preu kokën të atit me sharrë elektrike, 46-vjeçari – autoriteteve: E vrava në këtë mënyrë sepse…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Trikala të Greqisë, ku djali 46-vjeçar i preu kokën me sharrë elektrike babait të tij.

Disa orë pas krimit ai njoftoi autoritetet greke, ku i tha se vrau të atin. Sipas medias greke ERT, kur policia mbërriti atje, u përball një pamjeje të tmerrshme, pasi përveç kokës, e cila ndodhej pranë trupit, autori i kishte prerë edhe duart të atit.

Autori i ka thënë autoriteteve se e ka vrarë të atin në këtë mënyrë të tmerrshme sepse janë përleshur. Nga provat rezultonte se mes viktimës dhe sulmuesit kishte pasur një përleshje, pasi 76-vjeçari ka pësuar një plagë të mprehtë në qafë nga një send i mprehtë.

46-vjeçari u arrestua dhe është transportuar me autoambulancë nga Spitali i Trikalasë në Spitalin Universitar të Larisës, pasi pas vrasjes së të atit ka tentuar të vetëplagoset me sharrë elektrike dhe duhet të ekzaminohet nga neurokirurgu.

Ai ishte një djalë i vetëm dhe jetonte me babanë e tij pasi kishte humbur nënën e tij gjashtë muaj më parë. Fqinjët kanë deklaruar se ata ishin një familje e qetë. Ata thonë se askush nuk e priste që të ndodhte një gjë e tillë, thjesht gjendja e tyre psikologjike ishte e rënduar, pasi kishin humbur nënën e tyre gjashtë muaj më parë, por asgjë nuk e parashikonte atë që ndodhi.

 

Fraksion.com