Horoskopi javor 19-25 shkurt 2024
Ky është horoskopi javor nga data 19 deri në 25 shkurt 2024. Parashikimi i yjeve për ju se si do të ecë në këtë javë puna shëndeti dhe ndjenjat për secilën shenjë.
Dashi
Mendohuni mirë këtë javë dhe mos bëni gjëra të pamenduara me kujdes. Kreativiteti do ju ndihmojë të arrini më lart. Ju të dashuruarit do jeni të stresuar shumicën e kohës dhe shumë gjëra kane për t’iu ecur keq. Do i bërtisni në shumë momente atij që keni në krah dhe nuk do mbani përgjegjësi as për ndonjë zgjedhje të gabuar që do bëni. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe do i merrni gjërat ashtu si t’iu vijnë. Sektori i financave do ketë ndryshime pozitive fale edhe mbështetjes së pakushtëzuar të familjareve. Shëndeti mund te ketë shqetësime të vogla ditët e para, por pas të martës gjendja do jetë shumë më e stabilizuar. Në punë do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe do jeni më të motivuar për të ecur përpara.
Demi
Gjatë kësaj jave do preferoni të mendoheni e të reflektoni gjatë para se të hidhni çdo lloj hapi. Ju të dashuruarit edhe pse nuk do keni shumë kohe për të qëndruar me partnerin tuaj do gjeni kohë dhe do i sqaroni edhe dyshimet që keni pasur. Harmonia dhe buzëqeshja do ju rikthehen si më parë. Ju beqarët nuk duhet të tregoheni të nxituar sepse personat që mund të afroni pas vetes mund t’iu krijojnë më shumë çaste të hidhura sesa të gëzuara. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe kjo ka për të sjellë probleme të njëpasnjëshme. Nuk do arrini të kryeni dot as shpenzimet më të domosdoshme. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer. Mund të keni shqetësime nga mëlçia ose stomaku të cilat nuk duhen lënë pas dore. Në punë vështirësitë do jenë të mëdha dhe vetëm me këmbëngulje dhe vendosmëri do ja dilni.
Binjakët
Këtë javë nuk duhet t’i përshpejtoni aspak gjërat sepse do futeni në rrugë të gabuara. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet të shqetësoheni aspak sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e mrekullueshme. Ju beqarët do afroheni akoma më shumë me disa persona që keni pëlqyer prej kohesh dhe do siguroheni se ata janë të duhurit. Për financat do jetë një javë e trazuar. Shpesh do gjendeni edhe në vështirësi për të kryer shpenzimet. Për shëndet akoma më të mirë duhet të lini sa më parë duhanin, të ushqeheni mirë dhe të mos neglizhoni aktivitetin fizik. Në punë nuk do ju dalë asnjë lloj problemi, kështu që çdo gjë ka për t’iu ecur sipas planeve.
Gaforrja
Gjatë kësaj jave do jeni më rezistentë dhe shumë më të gatshëm për të bërë gjithçka që do ju sjellë kënaqësi. Për ju që keni një lidhje do jetë periudhë harmonike. Do përjetoni emocione të mëdha falë përkujdesjes dhe surprizave që do iu përgatisë partneri. Gjithsesi para se të merrni vendime me rëndësi reflektoni mirë. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni një takim të papritur dhe mund të merrni propozime romantike. Perspektivat materiale do jenë të mrekullueshme. Do keni mundësi të kryeni edhe transaksionet që keni dashur. Do jeni në formë të mirë fizike dhe morale. Mire është që të keni pak më shumë kujdes me ushqimet pikante. Në planin profesional tregohuni më të hapur dhe tentoni gjëra të reja. Mund t’ia dilni mbanë dhe të ndryshoni tërësisht të ardhmen.
Luani
Jupiteri dhe Mërkuri do ju ndihmojnë të ngjitni pikat më të larta dhe të arrini mrekullitë. Do jeni intelektualë dhe shumë të matur. Ju të dashuruarit ka rrezik që ditët e para të keni debate me partnerin dhe kjo mund të kërcënojë qëndrueshmërinë. Pranoni të diskutoni qetësisht në mënyrë që të gjeni një zgjidhje. Ju beqarët nuk duhet të shpresoni më kot të takoni personin e ëndrrave sepse nuk do keni fat. Klima në planin financiar do jetë paksa konfuze. Mendohuni mirë para se të bëni shpenzime të mëdha. Shëndeti nuk do jetë problematik përveçse mund të ndiheni hera herës të lodhur. Gjeni kohen e duhur për të bërë ndonjë pushim të vogël. Në punë, edhe pse do iu dalin pengesa përsëri do arrini në piken ku keni dëshiruar gjithmonë.
Virgjëresha
Gjatë kësaj jave mundohuni ta lini veten më të lirë dhe t’i shprehni ato që ndieni. Dijeni se intuita nuk do ju lërë të gaboni. Jeta juaj në çift do jetë në qendër të vëmendjes. Pasioni do të rindizet dhe emocionet do jenë më të mëdha sesa mendonit. Shfrytëzojeni sa të mundeni çdo ditë. Ju beqarët nuk duhet të dëshpëroheni edhe pse nuk do e gjeni personin e ëndrrave. Dilni me miqtë dhe humbni mendjen. Nëse i menaxhoni me kujdes financat do e vendosni ekuilibrin dhe do ndiheni më të qetë. Shëndeti do jetë pak delikat. Mundohuni mos e teproni me lodhjen dhe të hani në mënyrë të ekuilibruar. Në punë do keni disa vonesa me marrjet e përgjigjeve që keni pritur, por në fund do arrini atë që keni dëshiruar gjithmonë.
Peshorja
Venusi do dërgojë valë të mira për jetën tuaj këtë javë. Dëgjojini këshillat që do iu jepen dhe do përfitoni. Jeta juaj në çift do jetë e mrekullueshme. Së bashku me partnerin do bashkoheni me miqtë dhe do organizoni disa darka të këndshme. Ju beqarët ka gjasa të keni takime. Tregohuni të matur me fjalët dhe të thjeshtë. Nuk ka asnjë vlere të silleni si dikush tjetër që nuk jeni. Kujdes me shpenzimet e tejskajshme sepse situata financiare nuk do jetë aspak e mirë. Fizikisht do ndiheni mirë, ndërsa moralisht mund të keni ndonjë problem të vogël. Mundohuni të qetësoheni dhe t’i merrni gjërat me pozitivizëm. Në punë do merrni iniciativa. Me pak mundim mund ta arrini atë që dëshironi.
Akrepi
Këtë javë duhet të tregoheni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me të gjithë që gjërat t’iu ecin mirë. Nëse jeni në një lidhje do i kaloni sfidat që do ju dalin këtë periudhe dhe gjendja do filloje të përmirësohet ndjeshëm. Ju beqarët do keni ditë të paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot ta gjeni shpirtin tuaj binjak. Do ju duhet ende kohë të prisni për ndryshime. Buxheti ka për të qenë i paqëndrueshëm kështu që mundohuni të shpenzoni me kursim dhe duke menduar për të ardhmen. Gjendja shëndetësore do lerë shpesh për të dëshiruar. Mos e teproni me ushqimin dhe mbrohuni nga ndryshimet e motit. Në punë do ecni me plane dhe kjo do ju çojë shpejt në rrugën e duhur.
Shigjetari
Këtë javë do ju shkoni gjërave deri në fund dhe nuk do influencoheni nga askush. Ju të dashuruarit do merreni vesh më së miri me partnerin tuaj. Do jeni më të ëmbël e më shprehës kështu që gjithçka do jetë më e bukur se më parë. Ju beqarët do ndihen aq mirë ashtu si jeni saqë do keni frikë të hidhni hapa për faktin se mos humbasin lirinë dhe pavarësinë. Sektori i financave do jetë i qëndrueshëm dhe aspak problematik. Përfitoni nga situata për te shlyer disa borxhe te hershme. Shëndeti në disa momente do lërë për të dëshiruar. Mund të keni edhe shqetësime nga zemra, të cilat nuk duhet neglizhuar për asnjë lloj arsyeje. Në punë do përballeni me vështirësi, por Jupiteri do ju ndihmojë të kaloni lehtësisht gjithçka.
Ujori
Gjatë kësaj jave do keni edhe ditë të trishtuara. Nëse keni një lidhje partneri, në një pjesë të mirë të kohës, do jetë i zënë me angazhime dhe nuk do ketë kohën e dëshiruar për ta kaluar me ju. Shpesh do mbeteni vetëm dhe do e vuani këtë gjë. Ju beqarët do ndesheni me persona që dikur i kanë pasur partnere dhe kjo do i lëndojë e do ua heqë dëshirën për të kërkuar persona të rinj. Në planin financiar çdo gjë do ju shkojë më së miri nëse tregoheni vigjilentë dhe të kujdesshëm. Në të kundërt duhet të bëheni gati për probleme. Shëndeti nuk ka për të qenë shumë i mirë sidomos pas të mërkurës. Në punë mos u tregoni gjaknxehte sepse do e humbni tërësisht fillin dhe do gaboni.
Peshqit
Kjo do jetë një javë vendimtare për ju. Nëse jeni në një lidhje do kaloni ditë me emocione të forta do jetë kjo për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mirë dhe nuk do mbeteni vetëm asnjë çast. Nëse jeni beqarë do ëndërroni më shumë nga sa duhet dhe realiteti do ju duket shumë i trishtë. Kthehuni sa më parë me këmbë në tokë. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe për këtë duhet të falënderoni yjet. Marsi do ju bëjë të jeni në forme të shkëlqyer fizike. Nuk do prekeni dot as nga virozat e stinës. Në punë do jeni energjike dhe luftarakë. Me pak mundim, por do arrini atje ku doni dhe do i habisni të gjithë. Vazhdoni kështu dhe shume shpejt keni për t’u bërë ju shefat.
Fraksion.com