Butrinti, deputetja Zhupa: Të pavërtetat Martin Matës, zv/drejtorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me raportin e UNESCO-s, që kundërshton koncesionin e Butrintit, ndërsa thekson se nënkryetari i Bordit të Drejtorëve të koncensionarit të Butrintit, Martin Mata ka thënë disa të pavërteta.
Zhupa tha se Mata mashtroi publikisht.
REAGIMI I ZHUPËS
Raporti i UNESCO që kundështon koncensionin e Butrintit është përgjigjia më e mirë ndaj të pavërtetave të Martin Matës!
Të pavërtetat e intervistës së Martin Matës, nënkryetar i Bordit të Drejtorëve të koncensionarit të Butrintit janë të shumta, janë aq shumë sa nuk e kuptoj si i doli koha në 4 minuta sinkron.
1- Mashtroi publikisht në intervistë me Zërin e Amerikës se “raporti i UNESCO-s nuk sulmon dhe nuk bën kritika” Jo vetëm bën kritika, por e kundërshton dhe përmend AADF specifikisht ku Mata është CEO, si të papërshtatshme, që nuk ofrojnë zgjidhjet që duhet për mbrojtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Butrintit.
Citoj një pjesë raporti nga dhjetra: “Marrëveshjet mes Ministrisë se Kulturës, AADF-se dhe Fondacioni i ri nuk japin një zgjidhje të përshtatshme, pasi nuk janë përgjegjëse për menaxhimin e pasurisë së Trashëgimisë Botërore si të tillë” (foto 1)
2- Së dyti vetë Martin Mata është goditur nga raporti dy herë, një herë si koncensionar AADF, si të papërshtatshëm, që nuk ofrojnë zgjidhje dhe një herë tjetër si individ, anëtar i bordit të fondacionit që e merr Butrintit.
Citoj raportin: “ Sipas misionit Bordi
i Drejtoreve te Fondacionit nuk kishte kuptuar si duhej kufijte e pasurise se Trashegimise Boterore dhe funksionin e zones se saj buferike te miratuar nga Komiteti i Trashëgimise Boterore ne vitin 2007. Kjo situate tregon që nuk jane kuptuar potencialisht mjaftueshem kerkesat per menaxhimin dhe mbrojtjen ne kontekstin e Trashegimise Botërore” (foto 2)
Pra Bordi i Drejtorëve në tetor 2022 kur erdhi misioni, Elva Margariti, Martin Mata, Aleksandër Sarapuli, Fjona Borici dhe Richard Hodges nuk kanë kuptuar sic duhet kërkesat për menaxhimin dhe mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore”.
Me kaq Mata duhet të jepte dorëheqjen dhe jo të jepte intervistë sepse ka marr përsipër të bëj një punë që nuk e kupton dhe kështu na dëmton pasurinë tonë të mbrojtur UNESCO.
3- Mata tha se “ AADF ka mandat për tu përfshirë në trashëgiminë kulturore të vendit, medemek me mision filantropik” Kjo është e pavërtetë, AADF ka mandat vetëm për turizëm kulturor . Le të na tregojë Martin Mata se ku e bazon AADF përfshirjen në trashëgimi kulturore?! Lerë pastaj misionin filantropik, i cili sigurisht nuk bëhet duke marr në posedim pasurinë publike, duke marr në koncension Butrintin por duke dhënë në posedim paratë dhe duke i mbikqyr ato!!!
4- Mata fshehu të vertetën se kur AADF përfshihet në trashëgiminë kulturore ka berë dëme dhe nuk është hera e parë që UNESCO e kundërshton. Komiteti i Trashëgimisë Botërore [KTB] e shkatërroi imazhin e AADF-së në këtë drejtim me Vendimin e vet 45 COM 7B.104 8 të 14 shtatorit 2023 në Sesionin e 45 të Riadit, ku shprehu shqetësimin më të thellë për Projektin e Parkut Ujor Drilon Tushemisht – projekt ku AADF-ja ka investuar në 7 prej 15 nënprojekteve – dhe deklaroi se Liqeni i Ohrit mund të futet në të ardhmen në Listën e Pasurive Botërore në Rrezik;
5- Ai shprehet “ Nuk ka prezantuar AADF një Plan Menaxhimi” për Butrintin. Kësaj i përgjigjet vetë me deklaratat e AADF, ku e ka paguar planin me 250.000 dollar, e prezantuar dhe e ka marr vetë Butrintin… (Foto 3 dhe 4)
6- Martin Mata tha presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, gënjeshtër e madhe nga ana e FMB nuk është pritur asgjë përkundrazi janë hapur tendera dhe prokurime me shumicë, janë bërë konkurse për Qëndren e Vizitorëve etj. (Foto 5) E vërteta është që pas thirrjes publike me publikimin e raportit UNESCO tërësisht kundra jush, ministri i ri Gonxhe nuk ja u firmosi transferimin sic prisnit ju dhe tani jeni të detyruar të prisni Gjykatën jo se jeni të ndërgjegjshëm por nga halli!
Gjej rastin të them se ministri i ri ka vepruar kundrejt rregullave ligjore për të stopuar transferimin kur ka një proces në Gjykatë Kushtetuese, jo si parardhësja e tij Margariti që njihte autoritet të vetëm Martinin dhe Sandrin e AADF. Të cilët me shumë mundësi do e mbajnë të angazhuar me projektet e AADF.
7- Mata tha se ata nuk i pushojnë dot punonjësit e shtetit, këtu në fakt shprehet për një akuzë imagjinare, nuk i ka akuzuar njeri që i pushojnë por sic e kam deklaruar po i bëjnë presion të japin dorëheqjen se akoma se kanë marr koncesionit. Pra u përpoq të fshihej pas gishtit për një sjellje aspak dinjitoze që kanë berë vartësit e tij në AADF
Si përfundim dua ti theksoj zotit Mata që nuk do e bësh dot Butrintin si Davosi me hotele, me qendra biznesi, e me restorante e salla konferencash.
“Ne, populli shqiptar jemi krenar dhe të vetëdijshëm për historinë tonë” siç citon Kushtetuta e vendit tonë, të cilën do e mbrojmë dhe nuk do lejojmë që trashëgimia jonë, identiteti, historia për të cilën jemi krenar të jepet me koncesion! As për Ju, edhe as për askënd tjetër në këtë tokë!
Fraksion.com