Bora Zemani futet në shtëpinë e ‘BBV’, mos e humbisni reagimin e Romeos
Vëllai i Madh” sfidoi sot edhe Romeon. Në shtëpi është shfaqur kunata e tij, moderatorja Bora Zemani dhe kaq ka mjaftuar që ai të shpërthejë në lot, pa mundur ta përshëndesë, përqafojë apo takojë fizikisht.
“Hey, gjysma e gjysmës sime”, e përshëndet Bora, kunatin e saj.
Sfida e ‘Vëllait të Madh’ këtë herë ishte shmangia e çdo lloj reagimi për të papriturat që do të ndodhin në shtëpinë më të famshme. Banorët e tjerë nuk kanë reaguar gjithashtu për praninë e Borës, duke i qëndruar stoikë rregullave.
Fraksion.com