AKCESK, apel qytetarëve për kujdes ndaj mesazheve apo email-eve të dyshimta
Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) apeloi sot qyetarët për kujdes ndaj mesazheve apo email-eve të dyshimta.
AKCESK kërkoi nga qytetarët të mos klikojnë në linqe të panjohura.
“Nisur nga disa tentativa për të vjedhur të dhënat personale dhe shpërndarjen e linqeve keqdashëse, AKCESK fton të gjithë qytetarët të rrisin nivelin e vigjilencës ndaj mesazheve të dyshimta, email-eve, dhe thirrjeve telefonike. Mos klikoni në linqe të panjohura dhe shqyrtoni me kujdes përmbajtjen e tyre”, deklaron AKCESK.
Fraksion.com