U takuan për herë të parë gjatë pushimeve në Turqi, kush është gruaja e Alexei Navalnyt
Padyshim që lajmi për vdekjen e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny tronditi botën, ku vendet perëndimore përfshirë SHBA-në fajësuan presidentin rus Vladimir Putin. Navalny vdiq të premten në koloninë penale ku po mbahej i burgosur nga një dënim që cilësohej i motivuar politikisht.
Gruaja e Navalnyt, Yulia Navalnaya mori pjesë të premten në konferencën e Sigurisë në Mynih duke thënë se Putini dhe aleatët e tij duhet të jenë përgjegjës për gjithçka që i ka ndodhur familjes së tyre.
Por, kush është Yulia Navalnaya dhe çfarë dimë për relacionin me Navalnyn. Për vite me radhë, Yulia një ekonomiste dhe e ashtuquajtura ‘Zonja e Parë’ e opozitës ruse, i qëndroi afër bashkëshortit të saj në përpjekjet e tij për të ekspozuar korrupsionin e Kremlinit, duke u shfaqur në emër të tij në paraqitje të panumërta publike dhe duke iu bërë thirrje mbështetësve të mos dorëzoheshin kurrë edhe kur Navalny ishte në burg. Ajo u takua me Alexei Navalnyn në vitin 1998 derisa ishte me pushime në Turqi dhe dyshja u martuan vetëm dy vjet më vonë. Yulia më pas lindi dy fëmijët e tyre, Dasha-n dhe Zakhar-in, përkatësisht në vitin 2001 dhe 2008.
Fraksion.com