AktualitetTë fundit

Digjen dy shtëpi në lagjen historike në Gjirokastër! Zjarri ra teksa në banesë po drekonin 10 persona, dyshimet e para

Dy shtëpi në lagjen Dunavat i dytë në Gjirokastër përkatësisht në pronësi të Çezar Gjoksit dhe Çlirim Gjoksit janë djegur plotësisht nga një zjarr që shpërtheu papritur këtë pasdite.

Çezar Gjoksi jetonte i vetëm por nuk gjendej në banesë në momentin e zjarrit ndërsa Çlirim Gjoksi tha se ishin duke drekuar në momenti  që pikasën zjarrin bashkë me fëmijët nipërit e mbesat që kishin shkuar për vizitë. 10 vetë kanë nxituar të dalin nga banesa që fillimusht përfshiu tavanin e më pas një nga një dhomat. Të dy banesat në lagjen historike janë më shumë se 200 vjeçare dhe mendohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në tavanin e njërës prej tyre.

Në lagjen me sokakë të ngushtë zjarrfikësit kanë pasur vështirësi të hyjnë e megjithë ndërhyrjen në kohë nuk kanë mundur të shpëtojnë asnjërën prej tyre por ja kanë dalë të izolojnë flakët në kufinjtë e dy banesave duke penguar përhapjen e tyre në banesa të tjera të lagjes që gjendeshin vetëm 4m larg zjarrit. Banorët që dolën në rrugë të shqetësuar nuk kanë pasur asnjë mundësi për të ndihmuar ndërhyrjen.

Fillimisht u mendua se shkak për zjarrin mund të ishte bërë Çezar Gjoksi i cili trajtohet për sëmundje të shëndetit mendor nga shtëpia e të cilit nisi zjarri por më pas u konstatua se ai nuk gjendej në banesë në momentin e zjarrit.

Dy familjet e pastreha do të akomodohen tek komshinjtë ndërsa ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Kjo ishte situata me e rëndë ndër vite e një zjarri në zonën historike ku brenda një ore janë shkrumbuar plotësisht dy banesa.

 

Fraksion.com