Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për një të plagosur. Policia në kërkim të autorit (emri)
Të shtëna me armë zjarri janë regjistrua pak momente më parë në rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Bëhet me dije se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur shtetasi, Xhevahir Kolaveri.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ka identifikuar autorin e dyshuar Amarildo Kamberi, i cili po kërkohet për arrestimin e tij.
“Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.
Fraksion.com