AktualitetPolitikëTë fundit

Rama takon ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton: Me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih për Konferencën e Sigurisë, teksa ka takuar edhe ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Ky postim është shoqëruar edhe me disa foto ku shihet se pasi janë takuar kanë diskutuar me njëri-tjetrin.

Në qendër të këtij takimi janë vendosur krizat aktuale botërore, lëkundja e mbështetjes amerikane për Ukrainën në SHBA, rreziku i shtrirjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, e ardhmja e marrëdhënies transatlantike, Kina e vështirë dhe ndryshimi i klimës.

 

Fraksion.com