AktualitetKosovaTë fundit

Osmani flet për aleancën me SHBA-në: Reagimi ynë ndaj agresionit serb do të jetë i vendosur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla më e fuqishme e shtetësisë së Kosovës.

E para e vendit, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, tha se 17 shkurti është e arritur historike e brezave të tërë në vend.

Duke përmendur agresionin ushtarak serb në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator, Osmani nënvizoi se prezenca ushtarake dhe policore e Serbisë në Kosovë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë në  qershor të vitit 1999.

Presidentja Osmani, para deputetëve dhe korit diplomatik dhe mysafirëve të shumtë që ishin të pranishëm në seancën solemne, tha se rrugëtimi i Kosovës drejt rrugës euroatlantike është i paalternativë.

Krahas kësaj, Osmani theksoi se duhet të jetë e qartë për të gjithë se prezenca ushtarake dhe policore e Serbisë në Kosovë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë në qershor të vitit 1999./Kosovapress

 

Fraksion.com