Greqia veto për integrimin e Shqipërisë në BE? Rama: Jo, ne i dashurojmë. Më ndjekin kudo dhe dëgjojnë tonin e zërit kur flas për ta
Kryeministri, Edi Rama merr pjesë në Konferencën e Sigurisë e cila po mbahet në Mynih.
Gjatë një diskutimi për Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, Rama u pyet nëse parashikon ndonjë problem me Greqinë në rrugëtimin i Shqipërisë drejt integrimit në BE
Rama nuk ngurroi t’i përgjigjej me ironi kësaj pyetjeje, duke thënë “Jo, ne e dashurojmë Greqinë”
Më pas ai vazhdoi batutën e tij duke thënë se nuk ka ardhur në Mynih për të shqetësuar miqtë grek, pasi sipas tij ata e ndjekin kudo dhe i dëgjojnë tonin e zërit kur flet për ta.
Rama: Jo, ne e dashurojmë Greqinë. Nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi grek, sepse ata më ndjekin kudo dhe dëgjojnë tonin e zërit kur unë flas për ata, kështu që në asnjë mënyrë nuk na fusni në konflikt me ta.
Fraksion.com