Ballës: Denonconi çdo rast të hedhjes së mbetjeve, penalitetet janë të rënda
Ministri i Brendshëm Taulant Balla u bën thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë hedhjen e mbetjeve dhe bllokimin e rrugës nga tabela abuzive.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se, penalitetet për këto shkelje janë të rënda.
“Policia e Shtetit po kryen detyrat e veta për ta mbrojtur mjedisin. Hedhja e mbetjeve nga automjetet në rrugë si në videon më poshtë është një prej shumë rasteve me të cilat përballemi shpesh. Ju lutem na ndihmoni t’i denoncojmë këto raste dhe t’i tregojmë shkelësve se penalitetet janë të rënda”, shkruan Balla.
Fraksion.com