AktualitetBota+Të fundit

Vdekja e liderit opozitar rus, sekretari i jashtëm britanik: Putin fajtor, do të mbajë përgjegjësi!

BRITANI E MADHE

Për vdekjen opozitarit rus Alexei Navalny ka reaguar dhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar David Cameron.

Ai ka folur në konferencën e Sigurisë së Mynihut, ku e quajti Navalny “një luftëtar jashtëzakonisht të guximshëm kundër korrupsionit”, i cili “hoqi dorë nga gjithçka” për atë mbrojtur që besonte.

Ai bën përgjegjës presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e Navalnyt. Cameron u shpreh i sigurt se nuk duhet të ketë dyshime për “natyrën e tmerrshme të regjimit të Putinit në Rusi pas asaj që sapo ka ndodhur”

Alexei Navalny ishte një luftëtar jashtëzakonisht i guximshëm kundër korrupsionit dhe hoqi dorë nga gjithçka në fushatën për atë që besonte, dhe zemra ime është me bashkëshorten dhe familjen e tij.

Putin është përgjegjës për këtë dhe askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim për natyrën e tmerrshme të regjimit të tij në Rusi pas asaj që sapo ka ndodhur.”-deklaron Cameron.

Aleksei Navalny ka qenë njëri prej kritikëve më të mëdhenj e të paepur ndaj Kremlinit .

 

Fraksion.com