AktualitetPolitikëTë fundit

Takimi i partive të opozitës për krijimin e konfederatës, ja partitë që marrin pjesë

Ka nisur takimi mes partive të opozitës me qëllim krijimin e konfederatës.

Në takim marrin pjesë Partia Demokratike, Balli Kombëtar, Partia e Bashkimit Liberal Demokrat, Partia Demokristiane, PAA, PR, PBDNJ, Partia e Lirisë, FRD, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Lëvizja e Legalitetet, Bashkimi Demokrat Shqiptar.

Ndërkohë ë shtë zbardhur dhe  dokumenti i marrëveshjes së firmosur mes disa partive politike opozitare në vend, që kanë si qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Dokumenti i marrëveshjes mban firmat e Sali Berishës, Ilir Metës, Agron Dukës, Fatmir Mediut, Vangjel Dules, Nard Ndokës, Artur Roshit, Ardiatik Alimadhi, Ylber Valteri, Arian Starova dhe Sali Shehu.

Në dokumentin e siguruar për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa citohet disa pika të marrëveshjes, siç është garantimi i zgjedhjeve të lira, sipas rekomandimeve të OSBE-OHDIR.

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com