Rama: Patëm boom turistik, në janar ‘mundëm’ edhe aeroportin e Beogradit!
Kryeministri Edi Rama ka komentuar bumin turistik që kishte vendi ynë sezonin që lamë pas, duke theksuar se Shqipëria po përjeton një trend pozitiv dhe ka pasur goxha përmirësim pas pandemisë.
Në takimin e Konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që mbahet për herë të parë në Tiranë, kreu i qeverisë tha se vetëm në muajin janar Shqipëria ka pasur rreth 500 mijë turistë. Rama thotë se aeroporti i Rinasit ia ka kaluar me shifra muajin që lamë pas edhe shumë aeroporteve të tjerë, duke përmendur këtu edhe atë të Beogradit.
“Menjëherë pas pandemisë numrat e turistëve po rriten dhe Shqipëria dhe aeroporti e shohim që po përjeton një trend pozitiv. Rinasi ka qenë i renditur i pari në Europë sa i takon nivelit të rimëkëmbjes pas pandemisë. Ne jemi renditur në vendin e tretë në rang botëror nga Organizata Botërore e Turizmit sa i takon rritjes së turizmit vitin e kaluar. Të tretët pa patur ndonjë aktivitet të veçantë si Kupa e botës, një arritje e madhe për të ecur para. Në janar kemi pasur afro 500 mijë turistë dhe aeroporti ynë ua ka kaluar dhe shumë aeroporteve të tjera, edhe të Beogradit dhe në vetëm sa mund të përfytyrojmë se si do jetë sezoni i ardhshëm, ku shumë italianë kanë ardhur në bregdetin shqiptar”, tha kreu i qeverisë.
Fraksion.com