Konferenca në Mynih/ Rama takon zv.presidentin e KE, ja çfarë diskutuan
Kryeministri Edi Rama ka takuar në Mynih të Gjermanisë, Johannes Hahn, zv.Presidentin e Komisionit Europian.
Në një status në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se me të ngarkuarin me punë për Buxhetin dhe Administrimin, kanë folur mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Mynih – Takim me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin, me të cilin folëm mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama në Facebook.
Fraksion.com