Ekstradimet në Shqipëri, Manja: Jo çdo arrestim finalizohet pozitivisht
Gjatë fjalës së tij për gazetarët, ai ka thënë se çdo arrestim jashtë vendit finalizohet me ekstradimin në Shqipëri, pasi çdo rast procedura dhe do kohën e vet.
Ministri u shpreh se finalizimi i procesit deri në ekstradimin dhe vënies në dispozicion të drejtësisë shqiptare është punë e Ministrisë së Drejtësisë dhe SPAK.
“Dua të bëj të qartë sepse çdo arrestim i eksponentëve të krimit jashtë territorit të Shqipërisë për llogari të drejtësisë shqiptar është domen i Ministrisë së Drejtësisë dhe i organeve të drejtësisë dhe i prokurorisë
Jo cdo arrestim i tyre me qëllim ekstradimi finalizohet pozitivisht sepse kanë një procedurë të caktuar esktradimi.
Ky është thelbi i ministrisë së drejtësisë dhe i prokurorisë së posaçme është procedura e ekstradimit.
Ju e dini që ne jemi palë në konventën evropianë të ekstradimit por me një pjesë të shteteve kemi edhe marrëveshje.
Finalizimi i këtij procesi deri në ekstradimin dhe vënies në dispozicion të drejtësisë shqiptare është punë e mirëfillte e Ministrisë së Drejtësisë dhe SPAK.
Kemi filluar procedurat me qëllim ekstradim dhe duhet kohën e vetë sepse personat që arrestohen me qëllim ekstradimit ankimojnë kërkesat e tyre në drejtësitë e vendeve përkatëse.
Ka një kategori personash që janë arrestuar dhe nuk kanë mbërrutur në Shqipëri sepse ka një procedurë”, tha Manja.
Fraksion.com