Derisa të gjendet Ahmetaj, GJKKO pezullon për 1 vit procesin gjyqësor “Buka”
Gjykata e Posaçme ka pezulluar për 1 vit procesin gjyqësor në lidhje me privatizimin e fabrikës ‘Buka Sha’, derisa të arrestohet ish-ministri Arben Ahmetaj, i cili është i pandehur në këtë dosje.
GJKKO, bazuar në nenin 332/a.4 & 352/1, ka detyrimin të njoftojë personalisht të pandehurin.
Gjykata ka konstatuar se ish-zv kryeministri i pandehur nuk ka marrë dijeni zyrtarisht për këtë proces ndaj tij.
Në këtë rast, i pandehuri është një kërkim ndërkombëtar, dokumentuar nga shkresa e Interpolit (nuk gjendet i pandehuri).
Sipas Gjykatës së Posaçme, prokura e paraqitur nga avokati nuk i referohet këtij lloj gjykimi dhe rrjedhimisht vendoset të pezullohet gjykimi për 1 vit duke urdhëruar shërbimet policore të vijojnë kërkimin.
Fraksion.com