AktualitetPolitikëTë fundit

“Bashkimi, e vetmja formë për të ndalur Ramën në asgjësimin e Shqipërisë”, Noka: Do i përgjigjemi me çdo armë të mosbindjes civile

Marrëveshjen mes partive politike Flamur Noka e ka cilësuar si një mesazh të fortë që vjen para protestës së 20 shkurtit. Ai tha se kjo është përgjigje kundër sundimit të Ramës.

Noka: Dua të përshëndes në emër të PD 3 iniciatorët për krijimin e këtij fronti të bashkuar opozitar. Kjo vjen në një moment të vështirë e delikat të vendit dhe demokracisë. Kjo dëshmon se opozita është në lartësinë e kërkuar pas krizës së rendë politike e jo vetëm, që regjimi i Ramës ka fut Shqipërinë. Bashkimi i opozitës në përputhej dhe respekt të votës që qytetarët i dhanë opozitës në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Bashkimi opozitës po ndodh disa ditë para protestës së madhe të ftuar nga PD, tashmë nga opozita.

Bashkimi që ndodh është fuqizim i mesazhit për protestën e madhe të 20 shkurtit.
Është sinjal për Ramën se ne përpjekjeve të tij për të rrëzuar pluralizmin do ti përgjigjemi në cdo formë e mënyrë, e më cdo armë të mosbindjes civile.

 

 

Bashkimi i i thotë shqiptarëve që kanë një alternativë përballë pushtetit. Bashkimi e vetmja formë për të ndalur Ramën në asgjësimin e SHQIPËRISË. Bashkimi është nevojë kombëtare.

 

Fraksion.com