Bardhi pas marrëveshjes mes partive: Përçarja e opozitës ishte dhuratë për Ramën, bashkë për të rrëzuar qeverinë!
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së partive të opozitës për krijimin e konfederatës.
Ai tha se kjo është një alternativë serioze dhe e besueshme për shqiptarët.
“Së pari besoj dhe biem dakord të gjithë se kjo është një ditë e mirë për opozitën, pas bashkimit të PD, sot kemi dhe bashkimin e forcave që janë në opozitë, për të formalizuar atë që prej kohësh flitej, Federatën.
Opozita e përçarë ka qenë dhurata më e mirë për qeverinë e Ramës. Cilido që është i përgjegjshëm, sot ka marrë një mesazh të mirë që jemi bërë bashkë, për rrëzimin e qeverisë së Ramë dhe për t’u bërë alternativë. Ka qenë e hapur diskutimi për çdo parti, cilido është i lirë, që t’i bashkohet Federatës.”, tha Bardhi.
Fraksion.com